Brad Pitt shfaqet me fund në tapetin e kuq, i lë të gjithë pa fjalë

schedule10:32 - 20 Korrik, 2022

schedule 10:32 - 20 Korrik, 2022

Aktori i njohur, Brad Pitt i ka befasuar të gjithë me daljen e tij të fundit. Ai u shfaq në tapetin e kuq teksa promovoi filmit të tij të ri, “Bullet Train”, i veshur një fund ngjyrë kafe deri tek gjuri dhe me një xhaketë linoje. Brad kishte zgjedhur një këmishë ngjyrë rozë, një varëse, një palë syze dielli dhe çizme të zeza luftarake.

Tatuazhet e aktorit kanë tërhequr një vëmendje të madhe, duke përfshirë atë që dukej të ishte një fytyrë rinoceronti dhe një kafkë njeriu.

Ylli i Hollywood dikur kishte parashikuar që burrat të shtonin funde në koleksionin e veshjeve të tyre ndërsa promovonte filmin e tij “Troy” në 2004.

“Burrat do të veshin funde deri në verën e ardhshme,” tha ai në atë kohë.

Filmi “Bullet Train” është një thriller komedi aksioni, ku Pitt ka rolin e një vrasësi, i cili, pasi shërohet nga një periudhë djegieje, kthehet në detyrë./abcnews.al