Barcelona ka fituar thellë ndaj Inter Miami me rezultatin 6-0 në një ndeshje parapërgatitore.
Aubameyang shënoi i pari në minutën e 19-të. Goli erdhi nga këmbët e lojtarit të tyre më të ri, Raphinha, pas një kombinimi të mrekullueshëm brenda zonës ai asistoi për Aubameyang i cili nuk gaboi.
Goli i dytë erdhi në minutën e 25-të dhe autor ishte pikërisht Raphinhna. Një top i gjatë nga krahu i majtë u dërgua në këmbët e brazilianit i cili e goditi topin me të parën duke shënuar kështu golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës.
Protagonistët e tjerë ishin Ansu Fati në minnutën e 41-të, Gavin ë të 55-tën, Depay me një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 69-të dhe Dembele në minutën e 70-të./ h.ll/abcnews.al