Napoli nuk ka vonuar për të gjetur edhe zëvendësuesin e Kalido Koulibaly, me këtë të fundit që u transferua në Premier League te Chelsea.
Në këtë mënyrë drejtuesit napolitanë kanë arritur të firmosin me ish-mbrojtësin e Genoas, Leo Ostigard.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Napoli me anë të një postimi në faqen zyrtare edhe pse ishte lajmëruar më parë nga vetë presidenti Aurelio De Laurentiis. Ostigard ishte në pronësi të klubit anglez, Brighton.
Sakaq, Ostigard nuk është i vetmi mbrojtës që do t’i bashkohet Napolit në këtë merkato vere. Sipas mediave italiane, Spalletti ka kërkuar që të afrohet gjithashtu edhe një tjetër mbrojtës, me Kim që qëndron objektivi kryesor.
✍️ Benvenuto Leo!
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/3cBJUgH543
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) July 18, 2022
/f.a/abcnews.al