Ministri ukrainas i Mbrojtjes paralajmëron lajme të mira nga SHBA, por nuk jep detaje

schedule22:50 - 18 Korrik, 2022

schedule 22:50 - 18 Korrik, 2022

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov ka zhvilluar një telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, nga e cila ka dalë me lajme të mira.

“Kam diskutuar me mikun tonë të madh Lloyd J. Austin III takimin e ardhshëm në kuadër të Ramstein: ne ramë dakord për axhendën, ndamë informacione për kontrollin e armëve që mbërrijnë në Ukrainë etj. Gjithashtu, Sekretari i Mbrojtjes ka disa lajme shumë të mira, por detajet do të vijnë pak më vonë”, shkroi ministri në Twitter.

Më herët, Reznikov dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny, patën një takim me ambasadoren e SHBA-së në Ukrainë Bridget Brink dhe diskutuan çështjen e mbrojtjes së qiellit nga raketat ruse, situatën në det dhe mbrojtjen e Kievit. /abcnews.al