Robert Lewandowski tashmë do të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të dërguar topin në rrjetë në “Camp Nou” teksa do të mbajë veshur fanellën e Barcelonës në 3 sezonet e ardhshme.
Sipas mediave spanjolle raportohet se drejtuesit katalanas dëshirojnë që sulmuesi polak të mbajë mbi supe edhe numrin karakteristik të tij, që është 9, numër që e ka mbajtur prej vitesh te Bayern dhe vazhdon ta mbajë te kombëtarja polake.
Megjithatë duhet theksuar se ky numër aktualisht te Barça mbahet nga Memphis Depay dhe nuk dihet nëse holandezi do ia jepte me dëshirë “9-ën” Lewandowskit.
Polaku mbajti numrin 9 gjatë kohës që ishte te Bayern, por mban të njëjtin numër edhe te kombëtarja e vend të tij, ndaj Barça dëshiron që t’i plotësojë dëshirën sulmuesit të shumë kërkuar. /f.a/abcnews.al