Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqetësim nga përhapja e lisë së majmunit, BE siguron edhe 54 mijë doza vaksinash

schedule15:27 - 18 Korrik, 2022

schedule 15:27 - 18 Korrik, 2022

Bashkimi Evropian ka siguruar 54.530 doza shtesë të vaksinës kundër lisë së majmunit, duke e çuar numrin total të dozave të blera për shtete anëtare në 163.620.

Blerja u finalizua nga Autoriteti për Përgatitjen dhe Reagimin Shëndetësor (Hera). Dorëzimi i vaksinave “do të vazhdojë të bëhet në javët dhe muajt e ardhshëm dhe për pjesën tjetër të vitit”, thuhet në një shënim nga Ekzekutivi i BE-së. Në varësi të numrit të rasteve, dërgesat vazhdojnë për shtetet anëtare.

“Jam e shqetësuar për numrin në rritje të rasteve të lisë së majmunëve në BE”, ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë e BE-së,  Stella Kyriakides.

 “Ne kemi reaguar shpejt dhe tashmë kemi dorëzuar rreth 25 mijë doza në 6 shtete anëtare”, kujtoi ajo duke theksuar se numri i dozave të blera përmes Autoritetit Evropian për Reagimin ndaj Emergjencave Shëndetësore ka tejkaluar 160 mijë njësi “për t’iu përgjigjur me shpejtësi përhapjes së këtij virusi.”/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!