Manastirliu: Lehtësohen procedurat për diabetikët

schedule15:00 - 15 Maj, 2019

schedule 15:00 - 15 Maj, 2019

Lehtësohen procedurat për pacientët me diabet, të cilët tashmë do kenë mundësi të bëjnë konsulta online për marrjen e insulinës me rimbursim.

Nëse më parë pacientit i duhej të vinte nga Korça ose Shkodra apo edhe rrethe të tjera të vendit për në Tiranë për të kryer konsultën e specializuar për trajtimin me insulinë në QSUT, tashmë pacienti e merr trajtimin në kohë dhe afër vendbanimit të tij.

Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mbi 340 pacientë e marrin shërbimin afër vendbanimit, pa patur nevojë të regjistrojnë datën për konsultë në QSUT për të përfituar penat e insulinës falas,

Në vendin tonë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë mbi 32 mijë pacientë që trajtohen me insulinë e cila rimbursohet 100% nga vetë shteti./ABC News Albania 24/7