TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, i pari i qeverisë u shpreh se në bashkëpunim me aleatët është bërë i mundur qëndrueshmëria e sistemit.
Sipas Ramës, agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje.
Mes të tjerash Rama u shpreh se nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!
Edi Rama:
Kundërofensiva e AKSHit dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!
/abcnews.al/