“Vrasje me klering”, Hoxha: Skema mafioze e kryerjes së ekzekutimeve, policia s’i afrohet dot grupeve kriminale

schedule13:52 - 18 Korrik, 2022

schedule 13:52 - 18 Korrik, 2022

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan pasditen e djeshme pas një atentati të mirë-organizuar mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. Autorët zbrazën breshërinë e plumbave mbi të rinjtë dhe u larguan duke humbur gjurmët. Makina e viktimave shpërtheu në flakë dhe Martinaj me Hoxhën u shkrumbuan brenda mjetit.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Ab Live” në Abc u shpreh se këto grupe përdorin kallashnikovin për ekzekutimet pasi nuk të lë mundësi veprimi. Ai e cilësoi vrasje me pagesë ekzekutimin e tre të rinjve ndërsa u shpreh se tani mënyra e vrasjeve po bëhet me “klering”. Kjo do të thotë se hetimet vështirësohen pasi policia mund të arrijë deri te personi që ka marrë porosinë, por jo te ai që e ka porositur.

Hoxha: Kallashnikovi nuk të lë mundësi veprimi, prandaj këto grupe përdorin kallashnikovin, kjo është një vrasje e kryer me pagesë. Organizatorët janë tjetër gjë, porositësit tjetër. po përdoret shpesh mënyra e vrasjeve me klering. Ne dhe struktura jonë të zgjidh një hall që ti ke në zonën e Fierit apo Vlorës, dhe kur kemi ne nevojë të  kryejmë një vrasje në zonën e Lezhës apo të Laçit na vijnë këta qitësat nga jugu dhe kryejnë punën. Kjo bëhet që të priten fijet. Pra ti shkon te ai që ka marrë porosinë, jo te porositësi. I quaj klering në rastin kur bëhet atentat për atentat, ose atentat kundrejt pagesës.

https://www.youtube.com/watch?v=sMzNxopempk

Për sa i përket grupeve kriminale, gazetari theksoi se është shumë e vështirë t’i afrohesh pasi lëvizin gjithmonë të armatosur dhe lëvizjet e tyre janë mjaft të kufizuara.

Hoxha: Këto grupe lëvizin gjithmonë të armatosur, me makina të blinduara dhe ti nuk i afrohesh dot, ata kanë informacione brenda radhëve të policisë sepse kanë para dhe paguajnë. Në zonën ku rrinë ti e ke shumë të vështirë të afrohesh. Edhe kur futesh ose nuk i gjen, ose ata e kanë pastruar zonën dhe ti nuk gjen asgjë.

Gazetari theksoi se Laçi është kthyer sot në një funeral sot./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!