“Si po kthehet rinia në kamikazë”, Artan Hoxha: Nuk do të ketë më qitje selektive, por…

schedule13:51 - 18 Korrik, 2022

schedule 13:51 - 18 Korrik, 2022

Ekzekutimi i Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, tronditi opinionin publik ditën e djeshme. Persona ende të paidentifikuar shkrehën ndaj tyre mbi 60 plumba duke e kthyer qytetin e Laçit në funeral pasi varrosen tre të rinj.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “ABC Live” se ngjarja e djeshme nuk ka ardhur në mënyrë rastësor, por është mirëorganizuar. Sipas Hoxhës, është një vrasje e kryer kundrejt banesës. Sipas Hoxhës sot po mblidhen kufomat e asaj që është mbjellë ndër vite.

“Ngjarja nuk erdhi rastësisht. Situata është agravuar me kalimin e kohës. Bandat, grupojnë dhe kthejnë të rinjtë në ushtar dhe kamikaz të tyre. Sot po mbledhin kufomat e asaj që kanë gatuar. Gjitha kjo sasi kokaine, vërtete po sjellë shumë para. Por kjo sasi e madhe parash sjell me vete luftën dhe krimin. Ke në librat e tyre, të përfshirë oficerë, gjyqtar, prokuror. Ata kanë pasur para të blenë prokuror dhe gjyqtar. Nuk kemi në Shqipëri gjyqtar të vrarë. E kanë blerë sistemin.” tha Hoxha.

Duke u ndalur tek organizatat kriminale, Hoxha u shpreh se nuk është e lehtë të kapen, por as polici nuk duhet të qëndrojë duarkryq.

“Nuk është e lehtë të kapen sot ata. Por ata nuk duhet të lihen rehat në bazat e tyre ku qëndrojnë” tha Hoxha.

Tashmë sipas Hoxhës, nuk do të ketë më qitje selektive dhe se lufta do të jetë më e ashpër.

“Brilant Martinaj është vetëm 24 vjeç. Më parë kishim qitje selektive, por nga ky moment do tentohet çdokush që mbështet kundërshtarin dhe me të gjitha mundësitë” tha Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!