Shqiptarët kulturën e kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura duket se po e aplikojnë edhe në Gjermani. Se fundmi një 48 vjeçar shqiptar është dënuar për 36 muaj burg, pasi gjatë kontrollit nga policia në një banesë në Gjermani u zbulua një plantacion kanabisi.
48-vjeçari, për t’i shpëtuar policisë u fsheh në kopshtin e një pastori, në Halle. Megjithatë përpjekje e tij nuk zgjati shumë pasi u arrestua.
Përballë autoriteteve, shqiptari kishte deklaruar se nuk kishte dijeni se kush qëndronte pas plantacionit dhe se kishte rreth tre muaj që qëndronte në shtëpi për t’u kujdesur për plantacionin.
Ndërkohë për këtë ngjarje janë dënuar edhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe një grua.
/abcnews.al/


