Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit mbylli dje përkohësisht aksesin e shërbimeve online si edhe të faqeve tjera qeveritare, pasi platformat qeveritare u gjendën në një sulm kriminal të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
Që pres ditës së djeshme në vendin tonë janë pezulluar të gjitha shërbimet publike online, përfshirë dhe e-Albania platforma kryesore nga ku shqiptarët marrin shërbime online.
Në lidhje me sulmin kibernetik, eksperti i teknologjisë së informacionit, Said Duleviç, thotë në emisionin “Abc Live” se mbyllja e platformave qeveritare i ka krijuar lehtësi agresorit, pasi në këtë mënyrë fshihen gjurmët e tyre në sistem.
Lexo edhe: Shqipëria nën sulmin kibernetik, eksperti: Mund të kemi qenë në survejim prej 6 muajsh, çfarë rrezikojmë
Sipas tij mbyllja e faqeve qeveritare është një zgjidhje e mirë, pasi mbron të dhënat, por nga ana tjetër lehtëson agresorin.
Teksa flet për sulmet kibernetikë që kanë ndodhur në mbarë botës, eksperti i IT-së thotë në Abc Live se zakonisht ndodh që agresorët in kërkojnë qeverive ose institucioneve qe kanë hakeruar shuma të mëdha parash në këmbim të të dhënave,
Duleviç thekson se Shqipëria nuk duhet të bie pre e shantazheve në rast të një skenari të tillë.
Lexo edhe: Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, Kryeministria: E njëjta metodë si në Ukrainë, por kemi “back up” të sigurt
Një gjë e tillë do të të tregonte dobësi, gjë që do vërehej nga hakera të tjerë, të cilët do mendojnë se Shqipëria është vend i lehtë për tu sulmuar.
“Duhet të gjejmë se si ka ardhur virusi. Fikja është zgjedhje, sepse në momentin që e fik nuk i jep akses autorit, por kjo vështirëson gjurmimin e agresorit. Ka plot hakera që i marrin të dhënat dhe identifikojnë çdo rrënjë familjare, çdo biznes që ti operon dhe çdo taks që ti ke.
E Albania ka lidhje me të gjitha faqet qeveritare. Është problemi i madh është nëse ata kanë hyrë kaq thellë. Janë lloj virusesh që bëjnë të paaksesushme të dhënat. Ata kërkojnë dëmshpërblim, në këmbim të çelësit për të hapur, ose liruar të dhënat.
Lexo edhe: Shqipëria nën sulm, reagon kryeministria. Kush po tenton “pushtimin” kibernetik të vendit?
Sugjerimet janë se nuk duhen dhënë para, nëse ndodh kjo tregon se shteti është i dobët dhe sulen të gjithë agresorët. . Me fikjen e platformës risku i madh është se nuk do të merret vesh se kush ishte agresori. Nuk besoj se do na humbin të dhënat por nuk do marrim vesh se çfarë ndodhi.
Mund të jenë të lidhura me Rusinë, ndoshta me Azinë. Edhe NASA, Estonia janë hakuar më parë. Por ato kanë në protokolle më të sigurta”, u shpreh eksperti.
/abcnews.al/