Cristiano Ronaldo e cilësoi të rremë raportimin e medias portugeze “SPORT TV”, duke i dhënë fund thashethemeve që e donin të ishte afër rikthimit te Sportingu i Lisbonës.
Ylli portugez ka komentuar me fjalën “fake” nën postimin e medias portugeze, përmes profilit të tij në Instagram. Kështu, Ronaldo ka mohuar zyrtarisht zërat për një rikthim të menjëhershëm në skuadrën e vendlindjes, ndërsa sipas gazetarit Fabrizio Romano, ai nuk e ka ndërmend të kthehet në Sporting këtë verë. /abcnews.al/
Cristiano Ronaldo officially describes rumours of his imminent comeback to Sporting as “fake news”. ⛔️?? #MUFC
Ronaldo denies this rumour as he’s not considering to re-join Sporting this summer. pic.twitter.com/zug9taK6vt
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 17, 2022