Katër persona janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës.
Mediet italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rëndë 3 italianë të moshës 44, 38 dhe 15 vjeç dhe një shqiptar 29-vjeç.
Gjatë kontrollit karabinierët i kanë gjetur 15-vjeçarit në duar dhe xhepa 19 doza kokainë dhe 24 heroinë.
Droga ishte bërë gati për tu shitur. Policia konstatoi se ndërsa i mituri po bëhej gati të shiste, 3 të tjerët vëzhgonin për të kontrolluar se nuk kishte probleme.
Tre të tjerët janë në burg, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në qendrën e pritjes së fëmijëve. Ata janë në pritje të gjykimit./Abcnews.al/