Iluzion optik/Vetëm 1% e njerëzve mund ta lexojnë këtë fjalë, po ju?

schedule17:57 - 17 Korrik, 2022

schedule 17:57 - 17 Korrik, 2022

Kuizet dhe iluzionet optike janë ndër gjërat e preferuara të përdoruesve të internetit. Asgjë nuk është më e kënaqshme sesa të jesh në gjendje të kuptosh se si funksionon një iluzion optik.

Ky iluzion i fundit optik, i cili është bërë viral në mediat sociale mund të zgjidhet vetëm nga 1% e njerëzve.

Imazhi i enigmës u shpërnda nga përdoruesi i TikTok @HecticNick dhe e ka lënë internetin të hutuar.

“Vetëm një përqind e njerëzve mund të lexojnë atë që fshihet në këtë foto, a mundeni?” ka shkruar ai në mbishkrim.

Megjithatë, Hectic Nick shpjegoi se në të vërtetë ka një fjalë të shkruar në simbole. E dalloni dot?

“Provo të mbyllësh sytë rreth 90 për qind dhe mund të jesh në gjendje ta lexosh,” tha ai. “Dërgojani një shoku dhe shiko nëse mundet.”

Edhe nëse ende nuk mund ta shihni, teksti thotë: “Sytë e këqij”. Po, ju e dini se çfarë do të thotë! Që kur u shpërnda, klipi është shikuar mbi 3.6 milionë herë. Eshtë e panevojshme të thuhet se iluzioni optik mashtroi sytë e shumë njerëzve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!