Breshëria e plumbave nga persona ende të paidentifikuar i mori jetën Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Makina e 3 të rinjve shpërtheu në flakë pas atentatit dhe si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda automjetit.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti më shumë se 50 gëzhoja. Pas heqjes së makinës së djegur të viktimave dhe pastrimit të vendit duken qartë dhe pasojat e atentatit.
LEXO KËTU GJITHÇKA NGA ATENTATI NË FUSHË KRUJË
Në fotot e siguruara nga Abc shihen se barrierat mbrojtëse të autostradës Fushë-Krujë – Tiranë janë bërë “shoshë” nga plumbat.
Policia ka blinduar Tiranën dhe vijon kontrollet për kapjen e autorëve./Abcnews.al/