Katër vite pezull, shkolla në Dibër ende nuk ka marrë emrin e Dëshmorit të Atdheut, Miftar Krrashi

schedule17:15 - 17 Korrik, 2022

schedule 17:15 - 17 Korrik, 2022

Nga Xhensila Kodra

Kjo shkollë në Dibër, duhet të mbante emrin e Dëshmorit të Atdheut, Miftar Krrashi.

Katër vite më parë, e konkretisht më 6 prill të 2018-ës, Këshilli Bashkiak i këtij qarku vendosi të miratojë emërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar në Njësinë Adminstrative Arras me emrin “Miftar Krrashi”.

Vendimi mban firmën e kryetares së këshillit, Lulëzime Dani.

Por tashmë kur kanë kaluar 4 vite nga miratimi i këtij vendimi, Bashkia Dibër nuk e ka zbatuar atë.

Që prej 2018-ës postin e kryetarit të Bashkisë në këtë qark e kanë mbajtur Muharrem Lala, Dionis Ymeraj dhe së fundmi Rahim Spahiu.

ABC kontaktoi me kryebashkiaun Spahiu, i cili ka vetëm 3 muaj që ka marrë detyrën e kryebashkiakut të Dibrës.

Ai tha se ngërçi për të zbatuar vendimin e 4 viteve më parë ishte krijuar mes Këshillit Bashkiak dhe Drejtorisë Arsimore për shkak të një shkrese që duhet dorëzuar për t’u përgatitur vula me emrin e personit që do të merrte emërtimin e ri shkolla.

Spahiu konfirmoi se Këshilli Bashkiak i ka dërguar një tjetër shkresë Drejtorisë Arsimore që të porositet vula dhe të bëhet ndryshimi i emrit të shkollës, e të marrë atë të Dëshmorit të Ardheut.
Miftar Krrashi ish-oficer i Rendit u vra në 25 korrik të vitit 1997 në krye të detyrës. Autori Besnik Caka u dënua me 25 vite burg dhe u arrestua disa vite më parë në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria me identitet të rremë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!