Edicioni i 6-të i “Za fest” bën bashkë legjendat, poezinë, muzikën, teatrin dhe kinemanë ndërthurur me mbrëmjet argëtuese “after party” në qytetin e Shkodrës. Drejtori artistik Vlashent Sata në një intervistë për abc rrëfen detajet e 3 netëve si dhe këngën dedikur të birit i cili pritet të vij në jetë në gusht.
Festivali “Za fest” për herë të dytë në rrugëtimin 6 vjeçar ulet këmbëkryq në Shkodër.
Drejtori artistik Vlashent Sata, thotë se shtëpia e doktor Shirokës dhe kalaja e Rozafës janë dy skenat e këtij viti nga data 28 deri më 31 korrik.
Pjesa më e madhe e këngëtarve janë kantautor, Elina Duni e cila vjen me një program të pasur.
Ndërkohë që Vlashent Sata vjen krejt ndryshe kësaj here me ritme elektronike, por duke ruajtur stilin e tij. Kënga e cila do të prezantohet në festival është dedikim për të birin, i cili pritet të vij në jetë pas një muaji.
Festivali, zbulon thesaret e folklorit shqiptar, duke ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë. /abcnews.al