Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka vendosur arrest me burg për Hamza Tolën, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë.
Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
Tola është arrestuar me urdhër nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi prokurori Elvin Gokaj, i kërkoi gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Tolën.
Hamza Tola, i mori qytetarit një shumë prej 3 mijë euro për të legalizuar një hotel në Sarandë.
“Puna” mbaroi për tre javë por shoferi kërkoi sërish para për hipotekimin e pronës, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.
/Abcnews.al/