Ricky Martin ka mohuar akuzat për incest nga nipi i tij. Avokati i këngëtarit, Marty Singer, theksoi se Martin nuk ka pasur kurrë “asnjë lloj marrëdhënie seksuale apo romantike me nipin e tij”. Këto akuza vijnë në një kohë kur ish partneri i tij akuzoi këngëtarin për dhunë.
“Për fat të keq, personi që e bëri këtë pretendim po lufton me sfida të thella të shëndetit mendor. Ricky Martin, natyrisht, kurrë nuk ka qenë – dhe nuk do të ishte kurrë – i përfshirë në asnjë lloj marrëdhënie seksuale ose romantike me nipin e tij.
Ideja jo vetëm që është e pavërtetë, por edhe e neveritshme.Ne të gjithë shpresojmë që ky njeri të marrë ndihmën për të cilën ka nevojë në mënyrë urgjente. Por, mbi të gjitha, ne presim që ky rast i tmerrshëm të marrë fund sapo një gjykatës të shikojë faktet.”, tha avokati.
Dyshohet se viktima e supozuar është nipi 21 vjeçar Dennis Yadiel Sanchez. Kujtojmë që në fillim të këtij muaji, një urdhër ndalimi për dhunë dhe përndjekje u lëshua ndaj këngëtarit 50 vjeçar pas akuzave të një burri, që pretendon se ka qenë në një lidhje disa mujore me të.
Martin mohoi akuzat për dhunë në familje, duke i quajtur ato “plotësisht të rreme dhe të fabrikuara”. /abcnews.al