GREQI – Detaje të reja kanë dalë nga rrëzimi i një avioni mallrash serb në Kavalla të Greqisë.
Raportohet se avioni kishte një ekuipazh prej 8 personash dhe po shkonte nga Serbia për në Jordaini. Avioni kishte humbur njërin prej 4 motorrëve teksa fluturonte mbi Greqi dhe kishte kërkuar ulje emergjente në Kavalla, por nuk mundi të ulej dhe u plas në tokë ku pati edhe një shpërthim të fuqishëm.
Sipas kryebashkiakut të Pangaios, ka pasur shpërthime në zonë ndërsa është dhënë alarmi tek banorët për një zjarr të mundshëm.
/abcnews.al/