Kjo pensioniste është një nga të paktat turiste që ka zgjedhur Voskopjën për të kaluar pushimet. Edhe pse cmimet janë rritur këtë vit, ajri i pastër, kishat si dhe gatimet tradicionale janë disa nga arsyet që viziton çdo vit në fshatin turistik.
“Çmimet s’janë siç kanë qenë, ke kemi katër vjet që vijmë. Janë rritur një cik. Megjithatë ne duam s’duam atje shkojmë të hamë. Një lakror 12 mijë lekë. 25 mijë lekë nata është, po për pensionitët është pak e madhe.”
Rënien e numrit të turistëve këtë verë e pohojnë dhe pronarët e bujtinave.
“Turizimi ka një rënie, këtë vit në krahasim me vitet e tjera. rritja e cmimit të naftës. Nëse më parë nga Tirana në Voskopojë vije, tani do dyfishin dhe kjo i rëndon në xhep 3. Është rritja e çmimit te cdo produkt. se me rritjen e cmimeve, ai do të presi gjarat e qejfit, do të prese turzimit, të dalat, plazhin, edhe do shikoje buxhetin vetëm për ushqim.”
Këtë periudhë po ndeshen dhe me një tjetër fenomen dhe atë të largimit të të rinjve, të cilët kur bëhet fjalë për të pushuar kursejnë më pak se moshat e thyera.
“Ka ngelur një moshë më e thyer. Edhe unë po shkoj drejt asaj moshe, pa i ofenduar pleqte. Kanë mbetur pleqte. kjo moshë dihet që lëviz më pak dhe konsmumon më pak.”
Voskopoja është një prej fshatrave turistik në zemër të juglindjes së vendit. Banorët jetojnë kryesisht me të ardhurat nga turizmi dhe kanë kthyer shtëpitë në bujtina. /abcnews.al/