Tashmë është zyrtarizuar nga Bayern. Robert Lewandowski është lojtar i Barcelonës.
Këtë e ka bërë të ditur klubi bavarez në një deklaratë zyrtare, në të cilën ka shpjeguar se është arritur “një marrëveshje verbale” mes dy palëve.
“FC Bayern ka arritur një marrëveshje verbale me FC Barcelona për transferimin e Robert Lewandowski. Kemi konfirmim verbal nga FC Barcelona. Kjo qartësi është e mirë për të dyja palët. Roberti është një lojtar që meriton gjithçka, ai ka fituar gjithçka me ne. Ne i jemi shumë mirënjohës atij”, tha Presidenti Herbert Hainer në një intervistë me Bayerischen Rundfunk në Prezantimin e Ekipit të Allianz FC Bayern të shtunën. /abcnews.al/
Robert Lewandowski a un paso del FC Barcelona.
Toda la información: https://t.co/BR6bmaKWI6 pic.twitter.com/1m3JcufQb8
— FC Bayern München Español (@FCBayernES) July 16, 2022