Futbollisti veteran i Partizanit, Lorenc Trashi e konsideron trajnerin Skënder Gega si çelësin e suksesit në sezonin aktual. Gjithashtu Trashi tha se nuk e besonte që Partizani do të shpallej kampion.
Një ndër pikat më të forta të Partizanit dhe njëkohësisht edhe veteran i kësaj skuadre, Lorenc Trashi, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News tha se çelësi i suksesit në sezonin aktual ishte afrimiteti i trajnerit Skënder Gega me grupin e lojtarëve. Sipas Trashit diçka e tillë ka munguar në sezonet e mëparshme.
I pyetur rreth besimit që kishte në skuadrën e Partizanit në fillimin e sezonit për t’u shpallur kampion, Trashi konfirmoi fjalët e drejtorit të skuadrës Olsi Rama./ABC News Albania 24/7