Pas Greqisë gjobitet edhe Serbia, UEFA me “dorë të hekurt” për thirrjet raciste

schedule15:35 - 15 Korrik, 2022

schedule 15:35 - 15 Korrik, 2022

Pak çaste më parë Federata Greke e Futbollit u ndëshkua nga UEFA për thirrje raciste dhe dhunë ndaj tifozëve të Kosovës. Ndeshja e fituar nga Greqia ishte e vlefshme për Ligën e Kombëve.

Tashmë edhe Serbia është ndëshkuar nga UEFA me një ndeshje pa tifozë, të cilën do ta luajnë përballë Suedisë.

Përveç kësaj, UEFA njofton se Federata e Serbe e Futbollit do të gjobitet me 43 mijë euro.

E njëjta arsye është edhe për Serbinë, për shkakun e racizmit.

Kombëtarja serbe përballet me një dënim prej dy vitesh me kusht, që do të thotë se nëse përsëritet e njëjta vepër, stadiumi do të mbyllet për një periudhë më të gjatë, sigurisht me një gjobë shumë më të madhe./ h.ll/abcnews.al