Protesta e 7 korrikut e thirrur nga “Rithemelimi” ishte masive për nga pjesëmarrja. Në konferencën me gazetarët, i pyetur nëse pjesëmarrja ishte një përgjigje për deklarata e ambasadores Kim, Berisha tha se shqiptarëve i pëlqen t’i marrin vetë vendimet.
“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” deklaroi ambasadorja 1 vit më parë.
Berisha: Shkaqet më kryesore kanë qenë mbështetja për një opozitë të vërtetë dhe dhimbja e pamerituar e qytetarëve shqiptarë nga vjedhjet e qeveritarëve. Ajo që mund të them unë, deklaruat të cilat synuan të zvogëlojnë mbështetjen nga Sali Berishës nuk janë përfillur nga qytetarët shqiptarë. Ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri ka qenë një burrë shumë i shquar dhe me reputacion të vërtetë në vendin e tij. ai shkruante: Shqiptarët janë miq të mirë, na duan shumë, por ata kanë një gjë, kanë dëshirë që vendimet t’i marrin vetë. Në kohë të Mbretërisë kjo. Unë mendoj se ai ka qenë një njohës i shkëlqyes i psikologjisë shqiptare.
/Abcnews.al/