“Qëllimi është që çunat të legalizojnë paratë e krimit”, Berisha për amnistinë: Pasoja katastrofale

schedule12:14 - 15 Korrik, 2022

schedule 12:14 - 15 Korrik, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët është ndalur fillimisht te amnistia fiskale, të cilin e ka cilësuar si një akt me pasoja katastrofale për biznesin në Shqipëri. Sipas Berishës, ky është një shpërblim që njerëzit që merren me trafiqe kriminale nuk e meritojnë kurrë. Ky është shkelmimi i barazisë dhe parimeve të drejta të biznesit.

Berisha: Paralajmëroj qeverinë se amnistia fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme. Për reputacionin e vendit, për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Nëse siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë që nuk ka shqiptar të ndershëm me punën shtesë që mund të bëjë të mund të sigurojë 2 milion euro kursime. Ka vetëm një synim që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kundër kësaj. Legalizimi i parave të krimit është vetëm një aspekt i veprimtarisë së kësaj qeverie. Ndërkohë vjedhja vazhdon non stop. Vjedhja shënon jo në rrashfin sasior, por në atë cilësor një rekord botëror. Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Evropë dhe në botë, Belinda Balluku, një Berberi, rezulton se ka rritur fitimin e kompanisë së tij duke shitur dhe blerë atë në 4 muaj 600 herë. Çfarë dëshmon kjo? Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama, për shkak të funksionimit të kësaj qeverie si një grup kriminal, çdo lloj projekti që mund të imagjinohet, mund të shndërrohet në realitet pasi ligje nuk ekzistojnë.

/Abcnews.al/