Një pacient 59 vjeçar nga Korça prej kohësh kërkonte zgjidhje për gjendjen e tij të pazakontë. Një masë e madhe në buzë që shkaktonte gjakderdhje.
Pas shumë përpjekjesh, zgjidhjen e gjeti në Spitalin Amerikan.
Vuante nga Malformacioni arteriovenoz, që jo vetëm i shkaktonte gjakderdhje të shumtë, por i kishte dëmtuar edhe pamjen fizike. Fillimisht u trajtua nga Profesor i asociuar, doktor Eugen Enesi, radiolog intervencionues.
Ai shpjegon se çfarë është kjo patologji dhe si arriti të ndalonte gjakderdhjen tek pacienti.
Hapi i dytë ishte ndërhyrja kirurgjikale për të hequr masën që mjekët e konsiderojnë si tumor dhe për të rikthyer funksionalitetin e buzës. Profesor doktor Emeka Nkenke, kirurg maksilofacial dhe shef I departamentit të kirurgjisë Orale dhe maksimofaciale në Universitetin e Mjekësisë në Vienë, bëri të mundur që kjo ndërhyrje të kryhej me sukses në Spitalin Amerikan 3 dhe pacienti ti rikthehej normalitetit.
“Malformacioni arteriovenoz është një sëmundje e rrallë, të cilën ne duhet ta marrim shumë seriozisht. Ne duhet ta trajtojmë si një tumor malinj. Nga njëra anë pacienti kishte problemin se kishte shumë gjakderdhje nga buza, forma e saj ndryshoi, dhe më e keqja ishte se venat po e shkatërronin buzën. Fillimisht doktor Eugen Enesi dhe ekipi kreu një embolizim për të ndaluar gjakderdhjen. Pas disa javësh kryem operacionin për ti hequr tumorin. Ndërhyrja ishte e vështirë por çdo gjë shkoi mirë. Pacienti është në gjendje të mirë, dhe ne arritëm që tja rikthenim funksionalitetin, pra ne edhe hoqëm tumorin, por edhe rindërtuam buzën e pacientit.”
Në Spitalin Amerikan puna në ekip multidisiplinor dhe teknoligjia e fundit në dispozicion ofron zgjidhje edhe per patologjite me të vështira./abcnews.al/