Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për menaxhimin e parkut të Butrintit. Në këtë votim kanë marrë pjesë 101 deputetë, ku 72 vota kanë shkuar kundër dekretit dhe vetëm 27 kanë qenë pro, 2 prej deputetëve kanë votuar abstenim.
Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve. Sipas Metës ishte e përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve.
/abcnews.al/