Várhelyi për negociata: Javën e ardhshme shpresoj për një lajm të mirë

schedule19:29 - 14 Korrik, 2022

schedule 19:29 - 14 Korrik, 2022

Komisioneri i BE-së Olivér Várhelyi u shpreh se në ditët në vijim mund të ketë një lajm të mirë për Shqipërinë për hapjen e negociatave.

“Jam me shpresë se në ditët e pakta do kemi lajmin e mirë. Dhe në javën e ardhshme do kemi vendimin që kemi kaq kohë që e presim.” tha Varhelyi.

Më pas ai u ndal tek diskutimet në Maqedoni duke thënë se, duhet një vendim i qartë që ky shtet të tregojë se është gati për atë që është vënë në tryezë nga presidenca Franceze.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!