Shqipëria u përfaqësua në edicion të 58-të të Bienales së Venecias me artistin Driant Zeneli, me videoinstalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary”, kuruar nga Alicia Knock.
Pjesëmarrësit në këtë event vlerësuan metaforën e artistit për të lidhur ëndrrën me realitetin si dhe nëntokën me tokësoren.
Videoinstalacionin “Maybe dhe Cosmos is not so extraordinary” e Driant Zenelit përfaqësoi pavionin shqiptar në kozmosin më të rëndësishëm të artit pamor në bienalen e Venecias Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në ceremoninë e hapjes tha se Shqipëria vjen në këtë kozmos artistik me një vepër që lind në Bulqizë dhe tejkalon kufijtë lokalë, duke përcjellë një mesazh universal.
Për kuratoren Alicia Knock vepra e Zenelit shpreh se si ëndrrat mund të bëhen realitet.
“Vepra e Driantit flet për një realitet specifik të Shqipërisë, të Bulqizës, të kromit, që udhëton nga zemra e malit drejt kozmosit”, thotë Knock, teksa përshkruan një udhëtim gjeopolitik, ekonomik, industrial, në veprën e Zenelit.
Artisti, kozmosin e ndërtuar ne 1 vit e ndanë me grupin inspirues të cilët këmbëngulin në prekjen e ëndrrave.
Kuratori Edi Muka vlerësoi metaforën e përdorur nga Zeneli, për të lidhur nëntokësoren me mbitokësore.
Artisti Anri Sala u ndal tek mënyra se si është lidhur tema e zgjedhur nga Zeneli me temën e përgjithshme të Bienales, me shqetësimet dhe problemet që trajton ky edicion, por dhe përpjekjen për të gjetur alternative të tjera.
Artisti Adrian Paci e quan një gjetje konceptin e veprës së Driant Zenelit, që lidh realitetin me fantazinë, nëntokën e Shqipërisë me kozmosin. Përfaqësuesi i Kosovës në Bienalen e Venecias, Alban Muja vlerësoi jo vetëm konceptin e veprës, por edhe instalimin e pavijonit.
“You Live In Interesting Times”, është titulli i edicionit të 58-të të Bienales së Venecias dhe i referohet një mallkimi antik kinez, që evokon kohëra pasigurish, krizash dhe kaosi. Në këtë edicion marrin pjesë 90 shtete, të vendosur në Giardini e Arsenale. Ndërsa 21 ngjarje kolaterale zhvillohen nëpër Venecia./ABC News Albania 24/7