Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 2 vëllezër nga Puka, pas denoncimit të një 30-vjeçari se e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë kanosur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materiale në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Pukë, pasi ditën e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe ka bërë kallëzim shtetasi S. Sh., 30 vjeç, se dy vëllezërit, më datë 08.06.2022, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur. “
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.