I burgosuri i regjimit 41-bis Emiliano Shullazi, ditën e sotme është transferuar nën masa të rrepta sigurie në ambientet e sektorit 41-bis në IEVP “Jordan Misja”.
Rreth orës 17:25, Shullazi është transferuar nga ambientet e Q.S.B ku ndodhej për mjekim prej datës 18.03.2022.
Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit.
Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Shullazi iu nënshtrua një operacioni në dy krahët./Abcnews.al/