Sri Lanka vijon të jetë mes një kaosi politik dhe ekonomik, teksa presidenti është larguar nga vendi, pas protestave të shumta.
Lexo edhe: Protestat në Sri Lanka, dhjetëra të lënduar
Pasi turmat vërshuan në rezidencën presidenciale dhe në kryeministri, ka qenë radha e zyrës së kryetares së parlamentit. Nuk ka munguar as ndërhyrja e forcave të policisë, me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Happening Now – Police use tear gas to disperse a group of protesters at Polduwa junction near the Parliament.#LKA #SriLanka #SriLankaCrisis #SriLankaProtests pic.twitter.com/4d5E1NVkAi
— Raashid Malhardeen (@RaashMalhardeen) July 13, 2022
Kryetarja e parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena tha gjatë një konference televizive më herët të mërkurën se presidenti Gotabaya Rajapaksa i kishte konfirmuar dorëheqjen e tij nëpërmjet një telefonate, por se ishte ende duke pritur për letrën zyrtare.
Sipas kushtetutës së Sri Lankës, dorëheqja e Rajapaksa konsiderohet zyrtare vetëm pasi Kryetari i Parlamentit të marrë një letër dorëheqjeje.
Ndërkohë, Rajapaksa iku në Maldive me zonjën e parë Ioma Rajapaksa më herët të mërkurën. /abcnews.al

