Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza politike, deputetët e së djathtës gjermane ofrohen për negociata

schedule21:56 - 13 Maj, 2019

schedule 21:56 - 13 Maj, 2019

Dy deputetë të së djathtës gjermane janë ofruar për të negociuar mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri, me qëllim tejkalimin e krizës. Johan Vadepul dhe Kristian Shmid, nga radhët e koalicionit CDU-CSU, kanë deklaruar se palët duhet të ulen në dialog pa kushte.

Dy ligjvënës gjermanë, anëtarë të partive simotra të Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë ofruar ndihmën e tyre për kapërcimin e krizës në Shqipëri, pas akteve të dhunshme të verifikuara në protestat e opozitës. Bëhet fjalë për nënkryetarin e grupit parlamentar të Unionit Kristian-demokrat, Johan David Vadepul, njëkohësisht kryetar i grupit të punës për Ballkanin perëndimor; si dhe Kristian Shmid i CSU-së, raportues për Shqipërinë në komisionin e jashtëm të Bundestagut. Në një deklaratë të përbashkët për “Dojçe Vele”, Vadepul dhe Shmid i kanë bërë thirrje qeverisë dhe opozitës shqiptare që të hyjnë në dialog pa i vendosur kushte njëra-tjetrës dhe me gatishmëri për kompromis. “Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, thuhet në deklaratën e dy politikanëve gjermanë. Ata i cilësojnë si mazhorancën edhe opozitën njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ndër të tjera, dy ligjvënësit kanë dënuar aktet e dhunës të verifikuara në protestat e opozitës, si dhe mesazhin kundër ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borshard. Në të njëjtën linjë, edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka bërë të ditur se po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!