Romano tregon prapaskenën Guardiola-Pogba

schedule09:00 - 13 Korrik, 2022

schedule 09:00 - 13 Korrik, 2022

Eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano, ka thënë se trajneri i Man City, Pep Guardiola, dëshironte të kishte Paul Pogba në ekipin e tij.

“Pep Guardiola me të vërtetë donte që ai të transferohej te Man City, por Pogba zgjodhi Juventusin sepse ai ndjen se është një lojtar kyç në projektin e Torinos dhe është i dashur nga të gjithë në klub”, tha Romano.

Eksperti shtoi se kushtet financiare që Pogba mori në Torino janë dukshëm më të ulëta se ato që i ofrohen nga “qytetarët”, por pavarësisht kësaj, francezi vendosi të bashkohet me Juventusin.

Sezonin e kaluar, Pogba luajti në Premier League me Man United dhe në 20 ndeshje, shënoi 1 gol dhe dha 9 asistime. /abcnews.al/