Numri i të vdekurve nën një bllok apartamentesh të shembur në qytetin Chasiv Yar të rajonit Donetsk u rrit në 43, katër ditë pas sulmit me raketa ruse.
Lexo edhe: Ministri ukrainas i Mbrojtjes takohet me homologen gjermane: Presim lajme të mira
Mbi 420 tonë rrënoja janë pastruar dhe 9 persona janë shpëtuar nga nën rrënoja, shkroi drejtoria rajonale e shërbimeve të emergjencës në Facebook.
Midis të vdekurve është një djalë nëntë vjeçar, njoftoi departamenti.
Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin e Rusisë si terrorist , ndërsa Moska mohon të ketë shënjestruar qëllimisht civilët dhe tha se shkatërruar pikën e vendosjes së përkohshme të një njësie të mbrojtjes territoriale të Ukrainës në Chasiv Yar.