Rritja e numrit të të infektuarve, 5 deri në 8 urgjenca Covid në spital, mjekët: Kanë forma të ndryshme

schedule16:02 - 12 Korrik, 2022

schedule 16:02 - 12 Korrik, 2022

Shtimi i të infektuarve ka bërë që në spitalin Covid në QSUT  të paraqiten pesë deri në tetë urgjenca në ditë.

Një pjesë e pacientëve  kanë nevojë për shtrim, të tjerë  pas marrjes së ndihmës mjekësore, dhe kryerjes së ekzaminimeve kthehen në shtëpi.

Pacientët   sipas mjekëve  në këtë valë të re të shkaktuar nga nënvariantet e “Omicron” po shfaqin   forma të sëmundjes të ndryshme  nga më parë.

“Nuk e kanë atë klinikën klasike që kanë pasur format e tjera që mund të fillojë me temperaturë, mialgji,  dhimbje muskujsh koke. Kemi parë pacientë që vijnë me  probleme gastrointenstinale, diarre apo dhimbje stomaku.  Janë pacientë që manifestimin e parë mund të kenë një infarkt cerebral ose infarkt kardiak. Ka pacientë që vijnë në fund të javës së para por  dhe ditën e dyte dhe të tretë kemi pasur raste të renda.“

Infeksionistja  Ermira Muço tregon se aktualisht të shtruarit në pavionin e Covid janë të  moshuar me sëmundje të tjera, të  pavaksinuar, por ka dhe prej atyre që kanë marrë një apo dy dozat kundër koronavirusit   muaj më parë.

“Kryesisht është grupmosha nga 60 në 80 vjeç. Pacientë kryesisht me sëmundje shoqëruese.  Dominon diabeti apo problemet kardiake, por ka dhe imunopresë ku futen ato me probleme gjaku, apo onkologjike. Kryesisht të pavaksinuar ose me një  dy doza të vaksinës, prandaj mbase  është vendi për të thënë se vaksina bën diferencën. Janë të vaksinuar para marsit dhe prillit. “

Ditët e fundit në spital nuk kanë munguar as humbjet e jetës.

“1 ose 2 fatalitete në ditë kryesisht tek 60 80 vjeç.  Kemi pas dhe tek më të rinjtë 41,  51 apo 59 vjecc që tregon se kjo sëmundje vërtetë prek dhe rëndon ata që janë më sëmundje kronike, por dhe ata që janë të rinj dhe pa sëmundje të tjera mund ta kalojnë rëndë Covid-in.”

Mjekët presin rritje të numrit të të shtruarve ndërsa thonë se dy pavionet e tjera në spitalin Covid janë gati.  Ndërkohë apelojnë për tu vaksinuar  me qëllim shmangien e formave të rënda të sëmundjes. /Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!