Një turist amerikan ka mbetur i plagosur pasi ka rënë në kraterin vullkanik të Vezuvit teksa po përpiqej të bënte një selfie.
23-vjeçari dhe familja e tij u ngjitën në vullkanin 1281 metra dhe u gjendën në një shteg të ndaluar.
Teksa po bënte foton, telefoni i rrëshqiti nga dora dhe ra në vullkan. Ai u përpoq të zbriste në krater për ta kapur atë, por humbi ekuilibrin dhe ra brenda.
Guidierët vrapuan në ndihmë të tij, ndërsa policia u thirr në vendngjarje dhe një helikopter u ngrit për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit.
Kur u tërhoq nga Vezuvi, ai kishte prerje dhe mavijosje në krahë dhe në shpinë.
Tani, ai dhe tre të afërm të tij po përballen me akuzat për shkelje të tokës publike. Sipas informacioneve, ata kanë shkuar në vullkan pa bileta dhe kanë marrë rrugën e ndaluar, të rrezikshme, edhe pse ka pasur tabela përkatëse.
Në shtator 2017, një djalë 11-vjeçar dhe prindërit e tij vdiqën pasi ranë në kraterin e Solfatara, një nga 40 vullkanet në Fushat Phlegraean, në perëndim të Napolit. Djali besohet se ka rënë nga tymrat para se të binte në krater. Prindërit e tij u përpoqën ta shpëtonin, por krateri u shemb.
Vezuvi, i cili shkatërroi qytetet e lashta romake të Pompeit dhe Herculaneum kur shpërtheu në 79 pas Krishtit, konsiderohet si një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë për shkak të afërsisë së tij me Napolin dhe qytetet e tjera aty pranë./abcnews.al