E rëndë në Dibër, 28-vjeçari vetëmbytet në ujëmbledhësin e një centrali

schedule08:57 - 12 Korrik, 2022

schedule 08:57 - 12 Korrik, 2022

Një i ri është gjetur i pajetë në një vend të quajtur “Ujëmbledhësi i centralit të vjetër”, në fshatin Çidhën të Dibrës. Njoftohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 06:45.

28-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga nga familjarët dhe sipas dëshmive, vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se i riu, B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!