Rreth 7,000 ushtarë rezultojnë të zhdukur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus katër muaj e gjysmë më parë, sipas Kievit.
Midis tyre ka ushtarë, anëtarë të rojes kombëtare dhe të rojes kufitare, si dhe oficerë të inteligjencës, tha sot Oleh Kotenko, komisioneri i Ukrainës për personat e zhdukur për televizionin shtetëror.
Shumica e të zhdukurve besohet se janë marrë robër nga ushtria ruse.
Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës që prej 24 shkurtit dhe pretendon se ka burgosur më shumë se 6,000 ukrainas ./abcnews.al/