Renato Sanches është lidhur vazhdimisht me një kalim te Milan, por ditët e fundit bisedimet mes tyre duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër.
E ardhmja e portugezit nuk duket me afër kuqezinjve, pasi një tjetër skuadër është futur në mes të dyshes.
Sipas “Le Parisien” mesfushori i Lille ka pranuar t’iu bashkohet kampionëve të Francës dhe në këtë mënyrë po “tradhton” kalimin në “San Siro”.
Transferimi i 24-vjeçarit te Paris Saint-Germaini pritet të mbyllet për 10 milionë euro, megjithatë, sipas raportimit, bisedimet po shkojnë ngadalë sepse Lille dëshiron më shumë se 10 milionë. Kontrata e Sanchesit me Lille skadon më 30 qershor 2023. /f.a/abcnews.al