Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk më pëlqeu mënyra se si u trajtua largimi im”, Alves: Barça ka lojtarë premtues për të ardhmen

schedule19:20 - 11 Korrik, 2022

schedule 19:20 - 11 Korrik, 2022

Dani Alves ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën britanike “The Guardian” në të cilën ai shqyrton shumë çështje.

Ndër të tjera ka folur edhe për largimin e tij të fundit nga Barça dhe është kritik për disa aspekte të drejtimit të klubit të Barçës.

“Nuk u largova i trishtuar. U largova i lumtur që u ktheva në Barcelonë, një moment që e kisha ëndërruar prej pesë vitesh”. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mënyra se si u trajtua largimi im”, ka thënë fillimisht ish-lojtari i katalanasve.

Alves pohon se ua kishte bërë të qartë drejtuesve, pasi ai nuk ishte më një 20-vjeçar, por braziliani është falënderues ndaj Laportës dhe Xavit që besuar sërish tek aftësitë e tij.

“Që kur mbërrita, e bëra shumë të qartë se nuk isha më një djalë 20-vjeçar dhe se doja që gjërat të bëheshin përpara, pa i fshehur ato. Ky klub ka mëkatuar vitet e fundit. Barçës nuk i interesojnë njerëzit që kanë bërë histori për këtë skuadër. Nuk po flas për veten time, sepse situata ime ishte një skenar tjetër. I jam përjetësisht mirënjohës Xavit dhe Laportës që më kthyen”, ka deklaruar Alves.

Lidhur me situatën aktuale të Barcelona, lojtari brazilian pohon se ka gjetur lojtarë që premtojnë për të ardhmen dhe se blaugranat do të kenë të ardhme.

“Kam gjetur një klub plot me të rinj me ide të pabesueshme në fushë. Barcelona duhet të përmirësojë punën e saj jashtë fushës. Mentaliteti është krejtësisht e kundërta e asaj që ndërtuam disa vite më parë. Gjithçka që ndodh në fushë është një reflektim i asaj që ndodh jashtë.

Të gjithë flasin për moshën time dhe thonë se jam plakur, se 20 vjet më parë të gjithë më donin dhe tani jo. Por unë nuk jam dakord, sepse kam një përvojë që nuk e kam pasur 20 vjet më parë, nëse vjen një ndeshje e madhe, të rinjtë janë nervozë dhe të shqetësuar, por unë nuk jam”, ka nënvizuar 39-vjeçari.

Alves pranon se po analizon disa propozime për të vazhduar karrierën: “Më pëlqejnë sfidat dhe përshtatem me çdo situatë. Janë shfaqur gjëra interesante. Po analizoj opsionet që kanë një nivel të mirë konkurrence”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!