Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rishfaqet pista Mallorca pasi Lazio mendon të ul çimin, Muriqi mund të kalojë përfundimisht në La Liga

schedule17:31 - 11 Korrik, 2022

schedule 17:31 - 11 Korrik, 2022

Vedat Muriqi nuk ia doli të kaonte vizitat mjekësore dhe në këtë mënyrë dështoi kalimi i tij te Club Brugge, me Lazion që tashmë ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë në FIFA ndaj klubit belg.

Tashmë sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është rikthyer te Lazio, skuadër që ka në zotërim kartonin e tij, teksa ditën e sotme ka kaluar me sukses vizitat mjekësore tek lacianët.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se tashmë në skenë ka dalë përsëri pista Mallorca, skuadër që Muriqi mbyllin gjysmën e dytë të zezonit në huazim.



Ish-futbollisti i Fenerbahçes realizoi 5 gola dhe dhuroi 3 asistime në 16 ndeshje me klubin ishullor, të cilin e ndihmoi që të mos binte nga liga.

Sipas “La Lazio Siamo Noi”, Lazio mund ta shesë “Piratin” në klubin e La Ligas për 7-8 milionë euro pasi paraprakisht Mallorca ishte tërhequr nga blerja e kartonit të Muriqit, për të cilin Lazio deri tash i kërkonte së paku 10 milionë euro.

Ndërkohë, interesim për 28 vjeçarin ka shfaqur edhe gjiganti turk, Galatasaray, por edhe klubi nga Championshipi anglez, Hull City.

Kujtojmë se Lazio e ka blerë lojtarin kosovar në verën e vitit 2020 nga Fenerbahçe për afro 20 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me “Biancocelesti” deri në vitin 2025. /f.a/abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!