Për të shpëtuar të mbjellat nga tharja, Beqir Daci nga Mazhe e Krujës çdo mëngjes mbushur bidonët në çesmën e fshatit.
“E mbush ujin në fushë dhe e ngjit në majë të kodrës. Kafsha ka vështirësi? Po ka shumë se e mbyt vapa.”
Ngarkon kalin me bidonat me ujë dhe ngjitin kodërn për të vaditur ullinjtë. Në këtë zonë nuk ka ujë për vaditje pasi kanalet janë të bllokuara.
Për të ushqyer familjen e tij sakrifikon shumë. Ecën 30 minuta për të arritur tek plantacioni i punëdhënësit të tij.
Më pas nis dhe vadit ullinjtë.
“Paguhem shumë lirë. S’kam të mbaj kalamajtë me bukë. Nuk ka ujë për vaditje as për të pirë s’kemi, më mirë të rrosh pa bukë se pa ujë.”
Këtë rrugë e bën disa herë në ditë, në mes të vapës.
“Është shumë e vështirë duhet të bëj 5-6 herë në ditë rrugën për të vaditur ullinjtë. Ka 100 rrënjë. Nuk përballohet vaditja me bidonë nesër do vij të hedh prapë që të formojë kokrrën tamam.”
Jo vetëm në këtë fshat të Krujës, por edhe në disa të tjerë, fermerët përballen me mungesën e ujit për të vaditur. Pushteti vendor nuk kujdeset për të pastruar kanalet vaditëse. Prej thatësirës, shumë fermerë që kanë mbjellë rrezikojnë që të humbin perimet, ndërsa të tjerë i kanë lënë tokat djerrë. /abcnews.al/