Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE e shqetësuar për kontrabandën e armëve, forcon bashkëpunimin me Moldavinë

schedule14:52 - 11 Korrik, 2022

schedule 14:52 - 11 Korrik, 2022

Bashkimi Europian po forcon bashkëpunimin me Moldavinë për të parandaluar rrezikun e kontrabandës së armëve. Ka qenë komisionerja për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson e cila ka njoftuar krijimin e një qendre mbështetëse për sigurinë e brendshme dhe menaxhimin e kufijve në Moldavi, një vend ky kandidat në BE.

BE-ja është e shqetësuar se skenari me luftën në ish-Jugosllavi do të përsëritet.

“Ne kemi pasur gjithmonë probleme me kontrabandën e armëve nga ky rajon për të mirën e krimit të organizuar që nxit dhunën e rrjeteve kriminale në BE”,  theksoi ajo.

Përveç kontrabandës, armë nga ish-Jugosllavia janë gjetur në duart e xhihadistëve të cilët kanë nisur sulmet në Europën Perëndimore vitet e fundit. Bashkëpunimi me Moldavinë ka të bëjë gjithashtu me luftën kundër rrjeteve të trafikantëve, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandës së drogës dhe terrorizmit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!