“S’do të harroj kurrë sytë e gjyshes sime”, këngëtari shqiptar: Ka parë tmerre

schedule08:15 - 11 Korrik, 2022

schedule 08:15 - 11 Korrik, 2022

Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears është një nga këngëtarët shqiptarë që na bënë krenarë kudo në botë.

Së fundmi, ai ka deklaruar se gjëja që s’do të harronte kurrë janë sytë e gjyshes së tij, e cila ka parë tmerret e luftës në Kosovë. Gjon dha këtë deklaratë nisur nga eksperienca e kaluar në Zvicër, ku është paragjykuar për të folurën, duke theksuar se kjo nuk ndodh në Shqipëri apo Kosovë.

Unë besoj tek shumë vlera, por vlera ime më kryesore besoj kur isha më i vogël ishte respekti, më e rëndësishme për mua dhe e kuptoja kur takoja njerëz dhe ishte më e komplikuar për me fol, nuk kam pasur të njëjtin edukim. Në Zvicër, gjuha franceze është me fol në një mënyrë, dhe kur nuk flet ashtu nuk është problem, por njerëzit gjykojnë, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk e kanë këtë problem. Gjithmonë kam folur përshesh, kështu miks edhe shqip edhe toskërisht edhe gegërisht. Në Zvicër e paragjykojnë të folurën tënde. Ka njerëz që nuk kanë mundësi me e thënë atë që mendojnë se nuk i kanë mësuar fjalët. Në atë moment erdhi vlera sinqeriteti, nëse nuk ka sinqeritet nuk ka asgjë për mua, gjëja më e rëndësishme është t’i thuash gjërat të tjerëve edhe kur nuk i ke fjalët. Unë këtë e kam mësuar sepse besoj tek gjëja më e rëndësishme që janë sytë. Sytë e njerëzve, s’do të harroj kurrë sytë e gjyshes sime, që ka parë çdo gjë, që ka humb fëmijë, ka parë luftë, në momentin kur nuk fol është shumë më i vlefshëm se sa fjalët”, tha Gjoni në “A live night”./abcnews.al