Një 60-vjeçare është lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, në Maliq. Policia bën të ditur se shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore.
60-vjeçarja i ka marrë djegiet si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e saj. Sipas policisë, ajo ndodhet aktualisht duke marrë trajtim në spital. Ndërkaq, vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 10.07.2022, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar shtetasja F. Gj., rreth 60 vjeçe, banuese në fshatin Podgorie, Maliq, me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.
Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al