Manchester City po mendon të “blindojë” Phil Foden, pasi lojtari konsiderohet shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Pep Guardiola.
Sipas “The Sun” kampionët e Anglisë kanë gati rinovimin e kontratës me lojtarin, teksa Foden do të shikonte që paga e tij do të trefishohej.
22-vjeçari me rinovimin e kontratës do të bëhej një “faraonik” pasi pritet të fitojë 12 milionë euro në sezon. /f.a/abcnews.al