Don Xhoni ka ndarë së fundmi një fotografi me politikanin e njohur nga Kosova Gani Geci. Mirëpo, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një koment që Geci ka bërë krahas fotografisë që ka shpërndarë me reperin e njohur nga Drenica.
“Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon, i vetmi deri tani që e mposhti Rusinë”, ka shkruar ai duke iu referuar lidhjes me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilën i dha fund pak muaj më parë. Ai e ka rishpërndarë postimin, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Kujtojmë që ishte vetë modelja ruse që konfirmoi se gjithçka mes tyre kishte marrë fund. Dyshja u përplasën dhe virtualisht pasi qarkulloi lajmi se janë ndarë. Ndërsa reperi i kërkonte që të mos bënte drama, modelja thoshte se do t’i binte maska e djalit të mirë.
“Faleminderit për postimin prekës, por e dimë të dy se përse e keni shkruar. Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë. Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë.”, shkroi mes të tjerash modelja ruse.
/abcnews.al